Wednesday, January 17

Zemergjerësia e Shpendit: E propozon Arbanin kryetar të bashkësisë lokale në Kolovicë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fitorja e Shpend Ahmetit duket se ka bërë edhe me zemergjerë kandidatin nga VV. Pavarësisht se kundërkandidati i tij nga LDK, Arban Abrashi, ishte mjaft i ashpër në fushatë kundër tij, pas rezultateve zyrtare, kryetari Shpend Ahmeti duket se nuk po i mbanë fare inat ish-ministrit.

Kryetari Ahmeti madje po kujdeset që kundërkandidatin e tij ta rehabilitojë pas humbjes. Këtij të fundit, Ahmeti ia ka ofruar edhe një post mjaft joshës, për çfarë nuk do t’i duhet ta shëtisë gjithë Prishtinën për të mbledhur vota.

Ahmeti e ka propozuar Arban Abrashin për kryetar të bashkësisë lokale në Kolovicë, sado që kjo nuk ka qenë praktikë asnjëherë në të kaluarën, pasi që partia që ka udhëhequr me komunën zakonisht ka zgjedhur bashkë anëtarë të saj si kryetarë në bashkësitë lokale.

Deri më tani Abrashi nuk ka pasur përgjigje as pozitive e as negative për ofertën joshëse. Një të tillë nuk e kanë pasur as zyrtarë nga partia e tij.

 

Share.