Wednesday, February 20

“Xhesika” ndahet nga Endriti, nuk e mori me vete në dasmën e djalit të Adem Grabovcit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me bukurinë dhe linjat e saj seksi, Arta Nitaj, e njohur si “Xhesika” në serialin vendor “O sa mirë”, ia ka rrëmbyer zemrën e Endrit Thaçit, fëmijës së vetëm të çiftit presidencial nga Buroja.

Vajza nga Peja e cila ka tronditur tash e sa kohë rrjetet sociale me fotografitë e saj provokative, mbrëmë e ka tronditur edhe djalin e presidentit, Endritin, me lajmin për t’i dhënë fund lidhjes së tyre të mbajtur tash e sa kohë fshehtë.

Deri tek ky vendim që do ta shokojë familjen presidenciale ka ardhur për shkak të një zënke mes Endritit e “Xhesikës”, e cila kishte shkas dasmën e të birit të Adem Grabovcit, Ngadhnjimit, ku Endriti shkoi i vetëm dhe nuk u shoqërua nga e dashura e tij. Kjo e ka zemëruar tej mase “Xhesikën” dhe kulmi i zemërimit është arritur, kur ajo kishte parë fotografitë e dasmës dhe Endritin e ulur pranë Ramushit dhe Kadri Veselit, i cili shoqërohej nga gruaja.

“Endrit, unë edhe ti s’jena mo. More hajvan. Kadria shkon n’dasmë me gru e ti shkon me Ramushin. Tup. Shko tash me Ramushin masi po t’pëlqen me zevendësu me mu”, ishin fjalët e fundit që “Xhesika” ia tha Endritit.

Kurse, në momentin kur Endriti e kishte refuzuar “Xhesikën” si shoqëruese, ai i kishte thënë asaj se është dasmë e nivelit të lartë, ku do të marrin pjesë veç burra.

 

Share.