Monday, December 18

Xharra: Me u pasë rreh n’emision temin, dytë i kisha nxjerrë jashtë prej veshëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moderatorja e emisionit “Jeta në Kosovë”, Jeta Xharra, e ka komentuar rrahjen mes dy deputetëve gjatë një emisioni i cili po transmetohej direkt në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se rastet e këtilla janë të pakëndshme dhe ka treguar si do të vepronte po që se incidenti do të ndodhte gjatë emisionit të saj.

“Me u pasë rreh n’emision temin, dytë i kisha nxjerrë jashtë prej veshëve. Edhe nuk i kisha lanë me ardhë në emision pa e thirrë prindin”, ka thënë Xharra.

 

Share.