Saturday, October 20

VV mban mbledhje të Kryesisë, insiston prapë që LDK duhet të dalë në protesta me ta

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja Vetëvendosje! e zotëriut të nderuar dhe të respektuar Albin Kurti, ditë më parë, pas një mbledhje maratonike të Kryesisë, kishte vendosur që të organizonte protesta në bashkëpunim me LDK’në. Për këtë, kjo parti formoi edhe ekip negociator me misionin që ta bindte partinë e Isa Mustafës që ta bëjë historinë, duke dale nga institucionet në rrugë për të parën herë përgjatë ekzistencës gati se 30 vjeçare të kësaj partie.

Por, ky ekip negociator me emrat me të njohur nga VV, si Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe hegeliania tjetër, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, nuk ia dolën qe me filozofinë e tyre ta ndikojnë aspak filozofinë paqësore të partisë që gjatë u drejtua nga pacifisti i pandreqshëm, Dr. Ibrahim Rugova – Të gjithëve na mungon.

Isa Mustafa mbrëmë i tha “JO” thirrjes së Kurtit që të organizojnë protesta së bashku. Kurse, Kurti që shpërfilli për këtë aktivitet organizatorët e dikurshëm të protestave si Visar Ymeri e Dardan Molliqkaj, tash të rreshtuar në PSD, duket se ngeli i pakënaqur me pakënaqur me përgjigjen negative nga ai që dikur e quante “argat të Serbisë”.

Falë këmbëngulësisë së tij, kryetari i vetëm i VV’së, ka mbledhur sërish Kryesinë e partisë për të rënë dakord njëzëri që ta ftojnë sërish LDK’në në protesta, me pretendimet e qarta se kësaj radhe do ta bindin. Për këtë qëllim, ata kanë ndërruar edhe përbërjen e ekipit negociator, duke angazhuar si negociatorë të rinj Rexhep Selimin dhe ekspertin e protestave dhe arteve marciale, prurjen e re në këtë parti, intelektualin e mirënjohur të fisit Berisha, Ajvaz Berisha.

Ky operacion që synon që LDK’në me çdo kusht ta nxjerrë në rrugë dhe ta bëjë të brohorasë “Hasha, Hasha, Esat Pasha”, po quhet operacioni “Kmesa”, një mjet pune i preferuar nga vëllai i Ajvaz Berishës, i cili njihet ndryshe me nofkën “Rrezikanti”.

Mbetet të shihet nëse në fund revolucionarët e Kurtit do të ua mbushin mendjen pacifistëve mustafianë, apo situata do të kthehet prapë në pikën zero, me ç’rast do të shohim Glauk Konjufcën e Avdullah Hotin, duke u bashkërenduar për votimet në Kuvend.

Share.