Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
VV e gatshme që Ramush Haradinajt t'ia ofrojë Ministrinë e Sporteve të Rënda - Pampress
Sunday, July 22

VV e gatshme që Ramush Haradinajt t’ia ofrojë Ministrinë e Sporteve të Rënda

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

VV duket se përveç se me PDK’në, nuk ka vija të kuqe edhe me partitë e Haradinajt dhe Limajt, të cilat po ashtu janë pjesë e koalicionit PAN. Madje, VV ka shprehur gatishmëri që t’i ketë edhe në koalicion paszgjedhor AAK’në e NISMA’n.

Siç mësojnë burimet tona të afërta me  partinë, e cila e arriti revolucionin, por atë elektoral, VV tashmë i ka ofruar bashkëqeverisje Haradinajt. Por, për shkak të fuqisë së vogël të AAK’së në këto zgjedhje, VV i ka ofruar AAK’së vetëm një ministri.

“Jemi të gatshëm t’i marrim në qeveri AAK’në. Normal që pjesëmarrja e tyre do të jetë simbolike sepse kanë përfunduar më shumë pak deputetë, por një ministri të paktën ua japim”, ka deklaruar burimi i afërt me VV’në.

Madje, në këtë parti është menduar saktë edhe për ministrinë. Burimi i VV’së ka folur se cilën ministri potencialisht do të mund ta udhëhiqte kryeministri i 100 ditëshit.

“Ne kemi menduar uljen e numrit të ministrive dhe këtë do ta bëjmë. Por, për shkak të specifikave, Ministria e Sporteve do të ndahet në dysh, pra do të jetë Ministria e Sporteve të Lehta dhe Ministria e Sporteve të Rënda. E Ministrinë e Sporteve të Rënda do ta drejtojë Haradinaj”, ka theksuar ky burim.

Deri më tani nuk ka pasur negociata mes VV’së dhe partive të tjera për formimin  e qeverisë zyrtarisht.

Share.