Monday, November 19

Vizat do të liberalizohen në vitin 2010 sipas kalendarit islam

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Premtimet për liberalizim vizash kanë filluar gati se para një dekade. Fillimisht kryeministri Hashim Thaçi, më pastaj Isa Mustafa e së fundi Ramush Haradinaj, qysh me të marrë mandatin janë zotuar se kosovarët në atë hark kohor do të mund të lëviznin lirshëm në zonën Shengen.

Megjithatë, ky proces ka ngecur dhe tashmë zyrtarë të qeverisë po flasin me rezerva karshi kësaj çështje. Përgjegjësit për ecurinë e këtij procesi nuk kanë më guximin e dikurshëm për të premtuar liberalizim të vizave, të paktën jo me kalendarin gregorian të aplikuar gjithandej globit.

Nga ekzekutivi merret vesh që premtimet për liberalizim vizave do të vazhdojnë, por tani sipas një kalendari tjetër.

Fjala është për kalendarin islam apo i njohur si kalendari hixhri, që është një kalendar hënor, i përbërë nga 12 muaj në një vit me 354 ditë.

Sipas kalendarit hixhri, liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2010. Ky njoftim nga ekzekutivi mbetet i komplikuar për qytetarët, ngase shumica e tyre nuk e dinë se cili vit i bie të jetë ky sipas përllogaritjes gregoriane.

Por, shikuar zhvillimet brenda dhe jashtë vendi, ky vit duket të jetë mjaft i largët në kalendarin gregorian.

Share.