Sunday, July 23

Veterani Gucati: Nëse nuk e lirojnë Ramushin brenda jave, do t’ia shti francezëve gishtin n’gojë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati, i cili së fundi u angazhua së tepërmi për pensione sa më të mira për vete dhe rrethin e tij të ngushtë dhe i cili u bë i njohur për kërcënimin ndaj deputetes së VV’së, Aida Dërguti, me të njëjtin kërcënim i është drejtuar edhe shtetit francez.

Ndonëse tani pa përkrahjen e mikut të tij të ngushtë, veteranit dhe çobanit Nasim Haradinaj, kreu i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati, ka deklaruar se është në pritje dhe ka premtime të forta se Ramush Haradinaj do të lirohet brenda ditësh.

“Shpresoj që nuk janë tranu e me lujt me sene të tilla. Ju e dini se na veteranët e Kosovës qartemi rrallë, veç kur qartemi, s’ia dimë fundin kësaj pune. Nëse Franca don me ecë me direktiva të Serbisë e nuk e lëshojnë Ramushin brenda jave, po iu boj be qetu se pa jau shti gishtat n’gojë nuk e la. Pensionet i kena ba, tjetër punë s’kemi”,ka kërcënuar kreu i veteranëve Hysni Gucati, i cili në luftë kishte nofkën “Pensioni”.

Kujtojmë se kohëve të fundit, Gucati dhe Haradinaj, që mbajnë vetën për përfaqësues të veteranëve të UÇK’së, kanë hasur në përplasje të shumta me kolegët e tyre veteranë, pasi që këta të fundit janë kategorizuar dhe marrin pensione të ndryshme, ndonëse angazhimi në luftë ishte i njëjtë. /PamPress/

 

Share.
  • Rexhep Knepper

    O Gucate muti di veqe atdhetareve tu mujshe me jave fute gishtin ne goje se franqezeve ske shanse

  • Toni Mont

    marre osht mei ni bota kto gjana ja vjedhi presidenti kosoves ramushit ftesen shum te ult do dalim para botes me ksi gazetar mir ka then edi rama skish gazetar kosova po qoban dhish.