Saturday, November 17

Veseli – babait të Thaçit: T’u ka halit djali, po don me na i lu mexhat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pasur një takim të frytshëm dje me babain e presidentit të vendit, Haxhi Thaçin, në shtëpinë e këtij të fundit.

Në këtë takim të nivelit të lartë u diskutua për zhivillimet e fundit politike, ndonëse Thaçi gjatë asaj kohe po bënte lundrim nëpër liqenin e Ujmanit. E, ndër temat bosht të këtij takimi, ishte edhe korigjimi i kufijve, temë kjo e sjellur në tavolinë nga presidenti.

Nga biseda e zhvilluar siç tregojnë burimet tona brenda familjes nga Buroja, mësohet se kryetari i PDK-së Veseli, e ka porositur babain e presidentit Thaçi që ta këshillojë të birin, duke konsideruar se ky i fundit ‘po turret më shumë seç duhet’.

‘Baci Haxhi, ti e din atë fjalën e urtë që thotë se kush ngutet, përmutet. T’u ka halit shumë djali, e po don me na lujt mexhat. Qysh ia ka nisë, po tutna që po i merr territore edhe bullgarit’, raportohen si fjalë të Veseli thënë babait të Thaçit.

Por, Haxhiu si një plak i urtë, thuhet të këtë thënë se nuk ka vend për shqetësim. Ai ka deklaruar se e njeh të birin, dhe se sipas tij, ai gjithnjë ka pasur fjalë të mëdha e vepra të vogla.

‘Hajt bir se e njoh djalin tem. Ai nuk i din mexhat e veta në Burojë e po ta merr Preshevën. Fleni dath se nuk ka sen prej kësaj pune’, ka thënë Haxhi Thaçi, gjithnjë sipas raportimeve të korrespodentit tonë nga familja Thaçi më Burojë.

Share.