Tuesday, November 20

Uragani ‘Fryma rugoviane’ godet Cercën e Istogut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një katastrofë potenciale pritet mbrëmjen e sontme në Istog, më saktë në fshatin Cercë, vendlindja e Ibrahim Rugovës dhe Selman Kadrisë.

Një uragan i tmerrshëm pritet të godasë këtë fshat, burim i pashterrshëm i figurave historike, nga ato të pushkës, deri ato të pendës.

Uragani me emrin ‘Fryma rugoviane’ është më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në lagjen e Rugovëve, Cercë, Istog, Kosovë, Ballkan, dhe Evropë..

Sylë Tahirsylaj dhe Mendim Rugova parashikuan se uragani “Fryma Rugoviane” do te kalojë në gjithë rrafshnlatën dhe ultësirat e Podgurit, midis orës 15 dhe 16, i cili përfshinë pikën turistike “WC-ja presidenciale”, që është afër shtëpisë ku lindi e u rrit ish Presidenti Rugova.

Deri më tani, ‘Fryma Rugoviane’ është uragani më i rrezikshëm i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Uraganëve Presidencialo-Historike, që përfshinë Cercën si pikën me kulminante.

Share.