Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
Ukë Rugova ndihmon Haradinajn: Për 2 muaj ta ndreqi vizën për Amerikë - Pampress
Sunday, July 22

Ukë Rugova ndihmon Haradinajn: Për 2 muaj ta ndreqi vizën për Amerikë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot u konfirmua edhe zyrtarisht se Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i është refuzuar viza dhe kjo gjë i ka pamundësuar pjesëmarrjen në Lutjet e Mëngjesit.

Një gjë e tillë është parë mjaft shqetësuese nga oponentët politik të liderit të AAK’së, si dhe nga anëtarë të shoqërisë civile, të cilët këtë gjë po e cilësojnë izolim të vendit.

Megjithatë, është njëri nga miqtë biznesmeno-politikan të Kryeministrit që i ka dalë këtij të fundit në ndihmë. Fjala është për partnerin e dikurshëm në një koalicion parazgjedhor të Haradinajt, liderin e Listës Dr. Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, njëherit djali i ish-presidentit.

Ukë Rugova i ka thënë kreut të ekzekutivit të mos shqetësohet për vizën e refuzuar, duke i bërë me dije se një të tillë ai mund të ia rregullojë brenda pak ditësh.

Kjo gjë e ka gëzuar mjaft shumë zotin Haradinaj, e veçmas bashkëshorten e tij, Anitën, e cila ende nuk është pajtuar me faktin që akoma nuk e ka vizituar ShBA’në.

Më herët, Ukë Rugova është marrë vetëm me vizat italiane, por faktet flasin për zgjerim të aktivitetit të tij edhe përtej Atlantikut.

 

Share.