Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
Turpi i Zotit: Rita Ora kërkoi të hante qebapa "Te Shabani", organizatorët nuk ia mundësuan - Pampress
Sunday, July 22

Turpi i Zotit: Rita Ora kërkoi të hante qebapa “Te Shabani”, organizatorët nuk ia mundësuan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çika jonë e dashur, Rita Ora, duket se është larguar zemërthyer nga Kosova pas performimit në koncertin festiv me rastin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila këta të fundit i mahniti me veshjen e saj kuq e zi dhe vallen “Shota”, kishte një kërkesë, por stafi i dobët organizativ nuk qe në gjendje të ia plotësonte.

Këngëtarja me nam botëror pas performimit kishte kërkuar të hante qebapa tek qebatorja “Shabani”, e cila ndodhet pak metra lart binës ku Rita Ora dhe këngëtarë të tjerë kishin performuar.

Por, kërkesa e saj nuk u mor seriozisht nga askush prej organizatorëve edhe përkundër insistimit të saj.

“I like pite, I like fli, I like qebaba te Shabani”, ishin fjalët e Rita Orës, e cila në atë moment dukej të kishte qenë mjaft e uritur.

“Ec bre po çfarë qebapa t’Shabanut. A s’po e sheh çfarë guzhme osht a. Hajt se han najkun tjetër”, ishte shprehur njëri nga organizatorët

Duket se pas kësaj sjellje, Rita është hidhëruar jo pak, dhe pas pak kohe është larguat nga Kosova.

Për këtë sjellje të turpshme kanë reaguar edhe nga Qebaptorja “Shabani:, duke akuzuar organizatorët për largimin e myshterinjve nga lokali tyre.

 

Share.