Tuesday, December 18

Topi ngulet në lloq, s’arrijnë ta nxjerrin 22 futbollistë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

auto_Lloo11426243485Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Superligën e Kosovës, ngjarje kjo e disa javëve më parë, që për arsye të pa marrura vesh, është fshehur nga publiku.

Bëhet fjalë për ndeshjen e famshme Llapi-Prishtina, e cila u luajt në një lloq të paparë, gjë për të cilën futbollistët u vlerësuan shumë për shkak të guximit për t’u futur në një terren të atillë moçalor.

Por ngjarja e atëditshme, ndonëse u përfol mjaft shumë, asnjëherë nuk u rrëfye në verzionin e saktë. Sipas verzionit zyrtar dhe saktësisht të saktë, atë ditë në Llap, gjatë lojës, në minutën e 18-të, topi është ngulur thellë në lloq. Përpjekjet për ta nxjerrë ishin të shumta, por këtë nuk arritën ta bëjnë as 22 futbollistë që ishin në fushë.

Burime nga Podujeva, ngapak të afërta me kryetarin e kësaj komune Agim Veliun, bëjnë të ditur se topi sot e asaj dite është i ngulur në lloq, dhe moti i ditëve të fundit veç sa e ka ngulitur më thellë.

Lidhur me ketë rast nuk po deklarohet askush. Madje as kryeministri Mustafa, i cili ditë më pare tha se lloqi në Llap, si në Prapashticë e kudo tjetër, nuk vjen prej Afrike.

Se çfarë do të ngjajë me këtë top dhe me topat e tjerë mbetet të shihet në ditët në vijim.

Share.