Monday, November 19

Thaçi: Do të shkëmbehen fushat edhe në ndeshjen Ishujt Faroe – Kosova

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eksperti i çështjeve të shkëmbimeve, Hashim Thaçi, që përgjatë jetës së tij nuk ka pranuar ta shkëmbejë vetëm budallallëkun e tij, ka folur për shkëmbim të ri.

Presidenti i cili së fundi kishte konstatuar shkëmbimin e pjesë-fushave në ndeshjen Kosovë-Maltë, ka paralajmëruar një gjë të tillë edhe në ndeshjen e katërt të Kosovës në Ligën e Kombeve, të cilën e luan nesër kundër Ishujve Faroe.

Thaçi ka deklaruar se kjo gjë ka qenë ndashur të ndodhë në ndeshjen e parë mes këtyre dy ndeshjeve të luajtur muaj më parë, në të cilën Kosova kishte shënuar Kosova.

“Por, sidoqoftë, për shkëmbim nuk është kurrë vonë”, ka deklaruar i pari i vendit.

Share.