Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
Thaçi pyet Batonin: A është "tu ku kaka" koncept ekzistencialist? - Pampress
Sunday, July 22

Thaçi pyet Batonin: A është “tu ku kaka” koncept ekzistencialist?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në debatin e edicionit festiv të emisionit “Zona B”, ku në rolin e moderatorit ishte presidenti Hashim Thaçi, kurse i ftuar moderatori i përhershëm i këtij emisioni, Baton Haxhiu, s’mungoi edhe debati mbi filozofinë.

Gazetari Haxhiu i cili njihet si ithtar i filozofisë, i mirëpriti dhe me kënaqësi u përgjigj në pyetjet e historianit biznesmen dhe politikan, Hashim Thaçi.

“A është “tu ku kaka” koncept ekzistencialist?”, ishte pyetja e presidentit drejtuar Haxhiut, duke mëtuar të kuptojë nëse Haxhiu bën pjesë në mesin e filozofëve ekzistencialistë.

E, Baton Haxhiu, tha se të gjithë e rreshtojnë atë krahas Kirkegorit, Hajdegerit, Sartrit, Jaspersit e shumë ekzistencialistëve të tjerë, por ai tha se “tu ku kaka” është koncept më i komplikuar.

Madje, Haxhiu shtoi se filozofia e tij është më shumë sesa një drejtim filozofie që për gjë parësore ka ekzistencën. Por, ai nuk pranoi ta shtjellojë më shumë filozofinë e tij, duke shtuar se ajo nuk është për masa.

 

 

Share.