Wednesday, August 15

Thaçi nuk koritet, i jep dekoratë edhe Marko Gjuriqit për kontribut në luftë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjithë po marrin dekorata presidenciale. Ky është trendi i këtyre ditëve të fundit.

Të gjithë ata që iu kundërvunë Serbisë, sot po e marrin atë që e meritojnë, megjithëse në formë simbolike. Duke filluar nga kryengritësit e parë të cilët rrokën pushkët kundër regjimit serb, si Gjergj Dedaj, Baton Haxhiu, Bujar Bukoshi, Drita Saraçini-Kelmendi, deri te Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Komandant Remi, Kadri Veseli e Adem Demaçi u shpërblyen me medaljen e dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Megjithatë, kur të gjithë mendonin se po harron, Thaçi në orët e vona të pasdites e ka ftuar në zyrën ovale edhe drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, të cilit sikur të tjerëve i ka dhënë një medalje për kontributin e tij në luftën e fundit të Kosovës për çlirim nga Serbia.

“Marko Gjuriq ka luajtur rolin e tij konstruktiv në përpjekjet e shqiptarëve për pavarësim nga okupatori fashist serb. Si një agjent i UÇK-së brenda sistemit serb, ne kishim përparësinë e informacionit që ta dinim në përpikmëri secilën lëvizje të forcave serbe, të cilat më pastaj i sulmonim në prita të shumta”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Burime të mirëinformuara të PamPress kuptojnë se Thaçi nuk do të ndalet së dekoruari. Mësohet se ai ka thënë se ka edhe vija të kuqe.

“Vetëm ata që më refuzojnë nuk do të dekorohen”, mësohet të ketë thënë ai.

Share.