Wednesday, August 15

Thaçi ia ndan Baton Haxhiut gabimisht Medaljen e Veton Surroit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë,  gazetari Baton Haxhiu është dekoruar sot nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Por, kreu i shtetit ka bërë një lapsus gjatë ndarjes të kësaj dekorate, pasi që për drejtorin e Klan Kosovës ai ka ndarë Medaljen që kohë me parë i ishte refuzuar nga Veton Surroi, siç kishte bërë të ditur edhe ky i fundit.

Mësohet se një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak zotit Haxhiu, i cili tash e sa kohë është në armiqësi të madhe me themeluesin e Grupit KOHA, Veton Surroi, mes të cilëve nuk kanë mungu edhe përplasje të shumta përmes shkrimit, si dy intelektualët më të shquar në Kosovë gjatë dy shekujve të fundit.

Thaçi nuk ka nguruar ta quajë Batonin përveçse gazetar e intelektual, edhe diplomat e politikan të zoti.

E gjatë kësaj kohe sa u nda dekorata për Baton Haxhiu, në ambientet e Pallatit të Rinisë, ku po mbahet Panairi i Librit i 20-ti më radhë, intelektuali tjetër Veton Surroi ka nënshkruar shumë kopje të librit të tij “Lopa e Macchiatos”.

 

Share.