Friday, September 21

Thaçi dekoron edhe Mentor Kurtishin, i jep “Zheletën Presidenciale”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

E mërkura e 1 gushtit duket se ka qenë një ditë shumë e mirë për estradën kosovare. Dy pjestarë të këtij grupacioni kanë pasur fatin e mirë që sot të dekorohen nga kreu i shtetit të Kosovës, z. Hashim Thaçi.\

Pas Shyhrete Behlulit e cila u dekorua me Medaljen e Meritave, është këngëtari tjetër, Mentor Kurtishi, i cili ka rrëmbyer një medalje tjetër. Presidenti e ka dekoruar Kurtishin me “Zheletën Presidenciale”, simbolikë kjo e baladave të shumta që ka kënduar Kurtishi ndër vite.

“Pata kënaqësinë që ta pres në zyrë këngëtarin e mirënjohur Mentor Kurtishin, të cilit i dhashë edhe medaljen ‘Zheleta Presidenciale’. Me këngët e tij vajtuese Mentori i ka prekur gjitha zemrat shqiptare, përfshirë edhe zemrën time. Vajtimi i tij për dashurinë, problemet në çift, divorcet e ribashkimet, kanë bërë që plot njerëz të marrin zheletat në duar dhe të merren me venat e tyre. Për fat të mirë pa viktima. HTh”, ka shkruar Presidenti.

Edhe pse kanë mbetur edhe katër orë deri në fund të ditës, gjasat për shpërndarje të ndonjë medalje të re janë evidente. Por, vështirë të supozohet se kush është fatlumi apo fatlumja.

Share.