Tuesday, December 18

Thaçi dekoron edhe Endritin me medaljen “Evlad Shembullor”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi gjatë ditës dekoroi Baton Haxhiun, Gjergj Dedajn dhe Xhavit Halitin, Presidenti Hashim Thaçi ka shfrytëzuar orët e fundit të ditës për të ndarë edhe një dekoratë.

Këtë dekoratë ai ia ka ndarë birit të tij, Endritit. Atij ai i ka ndarë medaljen “Evlad Shembullor”.

“Gjenerata e Endritit është gjeneratë e cila nuk e kishte fatin tonë që të rritet arave e livadheve duke vrapuar pas bagëtive e duke luajtur ‘guxhash’. Gjenerata e Endritit janë gjeneratë e internetit, e teknologjisë së avancuar dhe e kolegjeve private”, ka shkruar Thaçi.

“Endritin sot e dekorova me medaljen ‘Evlad Shembullor’ për sjelljen e tij shembullore në shtëpi, me mua dhe nënën Lume, por edhe me prindërit e mi, babain Haxhi dhe nënën Hyrë. Po ashtu, ai shquhet edhe për sjellje shembullore edhe në Kolegjin ‘Mehmet Akif’. Të rrallë janë fëmijët që i lumturojnë aq shumë prindërit sikurse Endriti mua”, ka thënë po ashtu Thaçi.

 

Share.