Monday, October 16

Thaçi: Ambasadori amerikan më mashtroi për paradë, më tha se më një herë nuk bahesh

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hashim Thaçi ka vazhduar edhe sot betejën me ndërkombëtarët. Ai edhe sot i ka akuzuar ata për mashtrim, duke u viktimizuar skajshmërisht.

Presidenti i vendit kësaj rradhe i ka rënë mbi kokë ambasadorit amerikan Greg Delaiwie, i cili sipas Thaçit e ka mashtruar në lidhje me paradën.

Presidenti ka thënë se ai para dy ditësh mori pjesë në paradën e LGBT’së me sugjerimin e Delawies, pasi që ky i fundit i kishte dhënë një premtim.

“Delawie u tregua i pasinqertë. Ai më mashtroi. Më ftoi të dalë në paradën e LGBT’së duke më thënë se me një herë nuk bahesh. I besova, por ndihem i mashtruar”, ka thënë Thaçi.

Ai nuk ka dhënë sqarime më tutje në lidhje me këtë.

 

Share.