Wednesday, May 23

Të pakënaqurit e VV’së më në fund kënaqen, ia shtrojnë tortës në zyrë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për muaj të tërë, ish-kryetari i VV’së Visar Ymeri me disa nga deputetët e VV’së u konsideruan si “grupi i të pakënaqurve”. Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi e deputetë të tjerë kishin kritikuar dhe shprehur pakënaqësi të shumta ndaj partisë së tyre.

Por, duket se më në fund, ky grup i të pakënaqurve ka gjetur kënaqësinë. Ata janë parë në hapësirat e Kuvendit të lumtur e me buzëqeshje në fytyrë, si dhe me tortë mbi tavolinë, për të treguar me sa duket se pakënaqësia ka marrë fund.

Fotografia e siguruar nga redaksia jonë është realizuar nga i kryepakënaquri Visar Ymeri, sigurisht për shkak të gjatësisë së tij, me qëllimin që t’i përfshijë të gjithë në një foto.

Derisa në njërën anë mbetet misterioze arsyeja e prerjes së tortës, misterioz mbetet edhe njëri nga personat në fotografi, i cili ndodhet mes deputetëve Driton Çaushi e Dardan Molliqaj, identiteti i të cilit mbetet i pazbardhur, pasi që personi në fjalë mban kokën ulur.

 

Share.