Sunday, April 22

Takim i rëndësisë së lartë diplomatike, Haradinaj takon Xenin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas shumë e shumë tentimeve, vjen edhe një takimi rëndësisë së lartë diplomatike për Kosovën. Kryeministri i saj Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësuesin e lartë të vendit fqinj, Gjakovës, Shkëlezen Jetishin, i cili për publikun e gjerë njihet si Xeni.

Haradinaj ka pritur Xenin në zyrën e tij dhe i ka shprehur falënderimet e thella për vizitën, duke ia kujtuar kontributin e tij dhënë muzikës për vite të tëra.

Mësohet se deri tek ky takim është ardhur pas shumë vështirësive dhe vetëm falë angazhimit sizifian të Halil Matoshit.

Madje, tregohet se vetë Halil Matoshi kishte qenë nismëtar për një takim të këtillë mes Xenit e Haradinajt. E kur Matoshi i kishte thënë Kryeministrit se është mirë ta takonte Xenin, Haradinaj kishte rënë viktimë e fores njëqindvjeqare.

“Cilin Xen?”, kishte pyetur Haradinaj.

Por, Matoshi falë respektit për mikun e tij, e kishte kursyer Haradinajn nga përgjigja e saktë.

“Ai që këndon”, ishte shprehur shkurt Matoshi.

Gjatë ditëve në vijim pritet të ndodhin takime të tjera të rëndësisë së ngjashme.

Share.