Wednesday, August 15

Sqarohet Haradinaj: Gruan që e largova nga skena po i ikte autobusi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë një Akademie solemne që po mbahej sot me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në hapësirat e saj, ndodhi një incident. Për shkak të organizimit të dobët, iu desh që në të te involvohej i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

Teksa po përgatitej t’i jepej fjala Presidentit shqiptar, Ilir Meta, e paftuar në skenë mori fjalën një grua, me emrin Valdete Dërralla, e cila u prezantua si pasardhëse e Mehmet Dërrallës, ish-ministër i qeverisë së Ismajl Qemajlit.

E teksa zonja Valdete kishte filluar numërimin e kritikave ndaj monizmit dhe politikanëve aktual të Shqipërisë, z. Haradinaj për një moment mori rolin e sigurimit, duke e larguar fizikisht gruan nga skena. Pavarësisht protestës së saj mjaft të ashpër, Haradinaj me ndihmën e stafit organizativ ia arriti qëllimin që ta largojnë gruan nga skena.

Por, pas kësaj ceremonie, Kryeministri po përballet me kritika të shumta për sjelljen e tij. Kjo duket që e ka cytur atë të japë edhe sqarimin e tij që është version mjaft i papritur.

“Nuk ka pasë dhunë. Në Dukagjin ne nuk e tregojmë forcën me gra, po me burra”, është shprehur Haradinaj.

Ai më tej ka thënë se ia ka ndërprerë fjalën gruas që doli në skenë sepse ajo kishte ardhur nga Shqipëria dhe se për disa minuta po i ikte autobusi.

“Unë nuk isha i dhunshëm me të. Unë i thashë që qetash e ki autobisin e 5ve, e masnej s’ki deri nesër. E kisha për të mirën e saj”, ka thënë veç tjerash Ramush Haradinaj

Share.