Wednesday, May 23

S’ka fund kriza për kryeministrin Haradinaj, mbetet pa brekë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditë më parë i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, u ankua se paga e tij nuk ia mbulonte shpenzimet elementare. Për këtë. ai ia dyfishoi vetes pagën, duke e bërë 2950 euro, me qëllim që të mos kishte vështirësi në blerjen e këmishave dhe kravatave.

Në shenjë solidarizimi, disa të rinj përmes një aksioni vullnetar kanë mbledhur brenda dy ditësh qindra kravata të cilat ia dorëzuan Haradinajt, për të ia zgjidhur këtë problem për një periudhë të caktuar.

Megjithatë, me këtë nuk marrin fund problemet për liderin e AAK”së. Pasi që ai siguroi kravata të mjaftueshme për një kohë të caktuar, raportohet se Haradinaj ka mbetur pa brekë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e tij, Anita, e cila ka thënë se Haradinaj nuk posedon mjaftueshëm të brendshme dhe pritet që të hyjë në krizë qysh më të filluar java e ardhshme.

Përkundër kësaj, qytetarët ende nuk kanë ndërmarrë iniciativë për të ia zgjidhur Haradinajt këtë problem.

 

Share.