Wednesday, May 23

Simboli i Prishtinës “Hyjnesha në Fron”, merr pamje tjetër pas ndotjes së ajrit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Hyjnesha në Fron” është simboli i cili tash e sa vite e karakterizon kryeqytetin e Kosovës, Prishtinës.

Ndonëse është gjetur shumë vonë, gjatë gjurmimeve arkeologjike, në vitet e 50’ta, për të thuhet se është një artefakt i cili daton që nga koha e gurit, që në histori njihet si neolit.

Thuhet se ajo është zbuluar rastësisht gjatë ndërtimit të fabrikës së tekstilit Tjerrtorja.

Kurse, për vendosjen e saj si simboli kryesor i kryqeytetit, arsyeja ishte për shkak se paraqiste madhështinë e trashëgimisë kultirore e historike.

Ndërsa, arkeologët e kanë cilësuar si një figurinë mjaft e kompletuar, dhe mbase më e kompletuara nga ato që kanë gjetur. Ndaj, për këtë thonë që edhe mbeti si simbol i Prishtinës.

Por, ndryshimet e fundit në cilësinë e ajrit duket se e linin të mangët këtë figurinë, ndaj asaj i është vendosur një maskë e cila e bën më kuptimplotë atë, për ta simbolizuar në mënyrën më të mirë kryeqytetin.

Arkeologët, etnologët e historianët me kohë kanë deklaruar se “Hyjnesha në Fron” nuk është Mbretëreshë Dardane.

Zhvillimet e fundit në atmosferë e kanë vërtetuar hipotezën e tyre. Kjo, pasi që fisi i dardanëve asnjëherë nuk e ka pasur problem ndotjen e ajrit, dhe kurrë përgjatë ekzistencës së tyre nuk kanë përdorur maska mbrojtëse.

 

 

 

 

Share.