Tuesday, December 18

Shtyhet Viti i Ri deri në liberalizimin e vizave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Liberalizimi i vizave nuk po i sjell telashe Kosovës vetëm sa i përket lëvizjes së lirë, por edhe në përditshmërinë brenda shtetit.

Pasi që vendimi për vizat pritet të mos merret dhe të shtyhet edhe për një periudhë të pacaktuar, Qeveria e Kosovës ka vendosur ta shtyejë Vitin e Ri.

Përmes një vendimi ekzekutivi ka vendosur që festimi i Vitit të Ri të shtyhet deri në ditën kur merret vendimi për liberalizimin e vizave. Ky vendim, sipas qeverisë Haradinaj, nuk do të stërzgjaste më liberalizimin e vizave dhe s’do të sillte pakënaqësi tek qytetarët.

Merret vesh që Qeveria po ashtu ka vendosur taksë 1850% për bredhat, për t’iu pamundësuar qytetarëve në çdo formë festimin e Vitit të Ri.

 

Share.