Wednesday, May 23

Shqiptari i propozon Paris Hiltonit ta bëjë dasmën në një restaurant në Zllakuqan të Klinës (Foto)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Multimilioneren Paris Hilton para ca ditësh nuk i ka rezistuar dot propozimit për fejesë të të dashurit të saj, aktorit dhe modelit Chris Zylka.

Ata kanë një diferencë moshe prej 4 vitesh, por disa histori Hollywood-i, madje edhe shqiptare, e kanë provuar se ky nuk është një problem.

Para më se një jave, Paris e ka marrë propozimin në dëborë dhe këtë moment e ka paraqitur në postimin e saj në Instagram, ku potencoi se është e lumtur që tashmë është fejuar me dashurinë e jetës se saj, që është njëherësh shoku i ngushtë dhe shpirti i saj binjak.

“Jam vajza më me fat në botë, ti je ëndrra ime e bërë realitet. Faleminderit që më bëre të besoj se përrallat ekzistojnë”, – kishte shkruar ndër të tjera Paris Hilton.

E, gjatë ditës së djeshme, bukorshja Hilton përmes rrjetit social facebook ka kërkuar ndihmë në lidhje me martesën e saj me Chris Zylkajn.

Ajo ka kërkuar sugjerime për vendin ku ajo dhe i dashuri i saj do ta bëjnë dasmën, duke potencuar se ajo do një vend romantik.

E, pas kërkesës së saj nuk kanë munguar sugjerimet. E, padyshim se një nga propozimet më interesante ka qenë nga një qytetar i Klinës, i cili i ka rekomanduar Paris Hiltonit ta bëjë dasmën në një restaurant në fshatin Zllakuqan të Klinës.

“Zllakuqan motër osht ni resorant i mir ..”, ishte propozimi i qytetarit nga Klina.

Burimet tona bëjnë me dije se Paris dhe Chris kanë filluar diskutimin mbi propozimin e shqiptarit. Mos të harrojmë se është Chris që ka menduar edhe më herët martesën në një restaurant shqiptar, për shkak të prejardhjes së tij pellazgo-ilire. /PamPress/

Share.