Thursday, September 20

Shpendi ndaloi veturat sot në Prishtinë për shkak të ditëlindjes së zëdhënësit Adonis Tahiri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Thonë se e gënjeshtra i ka këmbet e shkurtra, por nganjëherë del të jetë tërsisht e hendikepuar. E një rast i tillë është hetuar sot, në mesin e drejtuesve të Komunës së Prishtinës.

Kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, pas problemeve me ndotjen e lartë të ajrit në Prishtinë, publikoi dje vendimin e Komunës që gjatë ditës së hënë, me 31 janar 2018, të ndalohet qarkullimi i veturave në rrugët qendrore të Prishtinës.

Por, një gjë e tillë del të jetë farsë. Ky veprim nuk ndërlidhet fare me ndotjen e ajrit, por është veprim i ndërmarrë për motive të tjera.

Arsyet e këtij motivi i ka zbuluar personi më i afërt i zëdhënësit të Komunës, Adonis Tahirit, gruaja e tij, e cila ka thënë se nesër Prishtina do të bllokohet për shkak të ditëlindjes së 28’të të zotit Tahiri.

Postimin e gruas së Adonis Tahirit, Festa Shabanit, e cila në vazhdimësi kamuflohet vetëm si e fejuara e tij, për t’i ikur togëfjalëshit “gruaja e Adonisit”, mund ta lexoni më poshtë. Përmes këtij postimi ajo zbulon prapaskenat e qeverisjes së Prishtinës në lidhje me vendimin e shumëdiskutuar.

Adonis Tahiri, i cili në publik shfaqet si djalë i buzëqeshur dhe mjaft i urtë, del të jetë njëfarë “Kim Jong Uni gjilanas”, siç thotë populli – “i ramë n’Prishtinë e i tranum prej shehrit”.

Një vendim i tillë siç është ndalimi i qarkullimit të veturave për shkak të ditëlindjes së tij, historia tregon se nuk ka ndodhur as në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës e as Jugosllavinë e Josip Broz Titos.

Ndërkohë, raportohet se Adonis Tahiri nga fëmijët e lagjes ku ka lindur, në Gjilan, njihet si “Adonis Bossi”, emërtim ky që i ka mbetur për shkak të një bluze që e mbante të veshur dikur me mbishkrimin “Boss” dhe për shkak se në vazhdimësi supozohet të ketë qenë “kallauzi lagjes”.

 

 

 

 

 

 

Share.