Saturday, October 20

Shoqëria civile globale mbledh kravata për 70 zv/ministrat e Ramush Haradinajt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas ankesës së Ramush Haradinajt se paga e tij ishte e pamjaftueshme për të blerë këmisha e kravata, disa të rinj nga Kosova përmes një aksioni vullnetar mblodhën dhe ia dorëzuan atij qindra kravata, për të ia lehtësuar krizën.

Një gjë e tillë, përveç se ia ka lehtësuar jetën Kryeministrit të Kosovës, ka nxitur aktivitet tjetër vullnetar të përmasave globale.

Bëhet fjalë për qindra organizata nga e gjithë bota që në mënyrë vullnetare kanë filluar aksionin humanitar të mbledhjes së kravatave për 70 zëvëndësministrat e qeverisë së Ramush Haradinajt.

Siç njoftojnë burimet, deri tani janë mbledhur mijëra kravata për vartësit e liderit të AAK’së, të cilët po përballen me problemin e njëjtë sikur të shefit, përkundër që ky i fundit ua dyfishoi pagat.

Ende nuk është thënë se kur pritet që kravatat e zëvëndësave të ministrave do të mbvrrijnë në tokën e Kosovës.

Share.