Saturday, November 17

Shokohet Arban Abrashi, thërret tubim me të rinj e i vijnë krejt pensionistë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka përjetur një ndjesi të pakëndshme gjatë aktiviteteve të sotme zgjedhore.

Ish-ministri ka ftuar një takim më të rinjtë e Prishtinës, por tubimi i ka dështuar në mënyrë spektakulare. Kjo pasi që në këtë tubim mosha mesatare ka qenë 49 vjet.

Ftesës së tij nuk i është përgjigjur asnjë i ri. Pjesëmarrësit në tubim ishin kryesisht pensionistë, të cilët janë kthyer në tubim pasi që kishin dalë për të marrë pensionet e tyre.

Abrashi nuk kapranuar ta komentojë këtë rast. Ai ka thënë shkurt se LDK është parti që bazëb e ka rini të shëndoshë dhe është shprehur se 22 tetori do t’iu japë përgjigje të gjithë atyre që dyshojnë në fitoren e tij.

 

Share.