Home / ROZË / Shkurte Fejza heq dorë nga kënga “pa u farue djemë e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”

Shkurte Fejza heq dorë nga kënga “pa u farue djemë e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”

Bilbili i kënges shqipe me origjinë nga Mushtishti i Therandës, Shkurte Fejza, ka bërë një akt të papritur, Dhe akti i saj lidhet direkt me ngjarjet politike në Kosovë, më saktësisht në veriun e vendit.

Këngëtarja e mirënjohur ka njoftuar gjithë fansat shqiptarë se që nga sot e tutje heq dorë nga kënga e saj më e njohur, e kënduar me dekada të tëra, kënga “Nuk ndahet Mitrovica”. Përmes facebook’ut, ajo ka njoftuar se kjo këngë nuk ka më kuptim dhe se i vie turp që për kohë të gjatë ka kënduar këto vargje, që rezultuan si gënjeshtra.

“Të dashur fansa, nga sot heq dorë nga të drejtat autoriale mbi këngë ‘Nuk ndahet Mitrovica’, e cila nuk ka më kuptim nga rrethanat plitike të krijuara në veriun e Mitrovicës, Mbase kam qenë e re dhe jam ngutur pak me premtimin se nuk ndahet Mitrovica, por tani jo që u nda, por edhe u betonizua ndarja. S’ma ka marrë mendja kurrë. Me vjen keq që kam krijuar shpresë të rreme me ketë tekst të këngës sime”, ka shkruar Shkurte Fejza në facebook.

Deri më tani, askush ende nuk ka shprehur dëshirën që të bëhet autor i kësaj kënge, e cila po konsiderohet si problematike edhe nga pala serbe në negociatat Kosovë-Serbi. /PamPress/

 

About pampress

Check Also

Skandal: Vajza nga Nivokazi i uron ditëlindjen anglisht nënës, nëna nuk di shkrim-lexim as në shqip

Një veprim skandaloz sapo ka ndodhur në territorin e komunës e cila drejtohet nga njëri ...