Saturday, August 18

Shi dhe breshër në Prishtinë, shtyhet rrëzimi i Qeverisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare në Kosovë tash e një kohë kanë filluar muhabetet për një mocion që do ta çonte në shtëpi qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Ndonëse ky diskutim është nisur qëmoti nga partia më e madhe opozitare, LDK, deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Burime nga LDK i kanë thënë portalit tonë se nënshkrimet e LDK’së për mocionin në fjalë janë mbledhur, porse lista e nënshkrimeve tashmë është humbur nga deputeti Driton Selmanaj, të cilit s’po i kujtohet se ku e ka lënë herën e fundit.

Ndërkohë që qëndrimet e partive opozitare po përafroheshin prapë që në fund të ndërmarrin hapat finalë për t”i dhënë fund qeverisë Haradinaj, ndryshimet e fundit meterologjike kanë komplikuar prapë situatën.

Shiu dhe breshëri i ditës së sotme ka pamundësuar mbledhjen e nënshrkimeve, për çfarë rrëzimi i qeverisë është shtyer prapë deri në përmirësimin e motit.

Megjithatë, deklaratat se fundi i qeverisë është afër janë shtuar edhe më shumë. Gushti është paralajmëruar se do të shkojë zharavë. Por, një gjë e tillë mbetet për t’u parë ngase edhe temperaturat shumë të larta mund të jenë pengesë për ta përfunduar mandatin e kësaj qeverie.

Share.