Wednesday, February 20

Shefqet Krasniqi-Burdushit: Me ujë, me strujë e me hyqymet nuk luhet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hoxha i nderuar dhe i respektuar Dr. Shefqet Krasniqi me nderime dhe respektime e ka komentuar arrestimin e sotëm të ashtuquajturit magjistar, Hysni Peqani a.k.a. Burdushi.

Siç bën rëndom imami Krasniqi, ai ka kërkuar nga Allahu që ta udhëzojë në rrugën e tij Burdushin, dhe i ka dhënë një varg këshillash për Burdushin.

“Allahu e udhëzoftë atë djalë. I kam thënë disa herë se kur merr hygjym shumë, i then edhe hundët. I kam thënë po ashtu: Me ujë, me strujë e me hyqymet nuk luhet”, ka deklaruar imami Krasniqi.

Burdushi është kritikuar ashpër vazhdimisht nga krerët e religjioneve të ndryshme. I njëjti është arrestuar sot nën akuzat për mashtrime, mashtrime brutale dhe mitmarrje perfide.

Share.