Monday, October 16

ShBA’të i reagojnë Thaçit pas ankesave të tij: Mendojshe se lun koqe me ne

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje ka marrë pjesë në organizimin e organizatave joqeveritare me temën ” perceptimin i Gjykatës Speciale”. Duke folur për Gjykatën i pari i vendit adresoi kritika të shumta për ndërkombëtarët.

E gjatë fjalimit të presidentit, ishte ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili lëshoi sallën menjëherë, duke qënë i pakënaqur me kritikat e Thaçit.

Ky i fundit, gjatë fjalimit të tij tha se Kosovës i është bërë padrejtësi pasi ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe i janë shtuar vështirësitë.

Një ditë më vonë, ndaj këtyre fjalëve dhe tërë fjalimit të presidentit kosovar, ka reaguar Departamenti i shtetit amerikan, pëmes të cilit reagim i është kujtuar Thaçit sjellja e tij në raport më ndërkombëtarët.

“Z. Thaçi, në disa përgjime të publikuara kohë më parë e thoshte me bindje se “unë luj koqe me ndërkombëtarët”. Gjuha e tillë nuk i përket miqësisë dhe nuk ka lidhje me aleancë mes shtetesh. Me qasjen e tij të tillë, për ne është e habitshme të sillemi njëjtë, prandaj sot ai ankohet se nuk i kanë dalë fjalët tona siç i priste”, thuhet në reagim.

Aty më tej përmendet edhe insistimi me çdo kusht i Thaçit për ta çuar përpara themelimin e Tribunalit Special, për çfarë ai tani ka filluar të ankohet.

Share.