Friday, September 21

Sa na kushton Ramush Baba me 87 hajduta?!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ende pa i mbushur 100 ditë qeverisje, për të cilat shpresojmë që s’do ta bezidisë sikurse me 100 ditëshin e tij të parë para disa viteve, kryeministri Ramush Haradinaj e ka stërzgjeruar kabinetin e tij.

Ndonëse ai deri më tani ka vetëm 86 ditë pune, përreth tij numërohen 87 vartës, në mesin e të cilëve zëvëndëskryeministra, ministra e zëvendësministra.

Aktualisht, në Qeverinë Haradinaj bëjnë pjesë 5 zëvendëskryeministra, 3 prej të cilëve mbajnë dhe pozitën e ministrit, 21 ministra dhe deri më tani 64 zëvendësministra, me potencial serioz që ky numër deri nesër të rritet ndjeshëm.

Vetëm për pagat e të emëruarve të kryeministrit, shteti i shpenzon 106 mijë e 773 euro në muaj. Për një vit 1 milion e 281 mijë e 276 euro. Për një mandat 5 milionë e 125 mijë e 104 euro.

Pra, një ushtri e udhëhequr nga gjeneral Ramush Baba dhe 87 ushtarë hajduta, për një mandat do të kushtojë mbi 5 milion.

 

Share.