Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
RTK ndërpret koncertin e Rita Orës për shkak të veshjes së saj kuq e zi - Pampress
Sunday, July 22

RTK ndërpret koncertin e Rita Orës për shkak të veshjes së saj kuq e zi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Transmetuesi publik, Radio Televizioni i Kosovës, e ka ndërprerë në gjysmë transmetimin e koncertit për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, gjatë momentit kur po performonte këngëtarje me nam botëror e prejardhje shqiptare, Rita Ora.

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, një gjë e tillë ka ndodhur pasi që Rita Ora ka bërë një provokim të hapur me të dalë në skenë. Bëhet fjalë për veshjen e saj me ngjyrat e flamurit kombëtar, kuq e zi, që kanë alarmuar organizatorët e këtij eventi dhe organet e rendit.

Mësohet se para se të ndërpritet trasnmetimi live në RTK, me qëllim që ky provokim të mos përcillet nëpër gjithësecilen shtëpi, Policia e Kosovës ka planifikuar që të dalë në skenë gjatë performimit të Ritës e të ia zhveshin rrobat kuq e zi, për të ia zëvendësuar me veshjen kaltër e verdhë.

Kjo pasi veshja e saj ka qenë në kundërshtim të plotë me Këshillin Organizativ të festës, i cili ka vendosurt që në shesh të mos ekzistojë asnjë shenjë kuq e zi.

Megjithatë, Rita Ora ka kryer punën e saj në skenë pa u ballafaquar me ndonjë intervenim nga organet e rendit, por qytetarë të shumtë s’kanë mundur ta shohin të veshur me ngjyrat kombëtare. Kësisoji, niveli i patriotizmit në mesin e qytetarëve nuk përjetoi rritjen që do të mund të ndodhte natën e sotme.

 

Share.