Monday, November 19

Rrëfehet Gani Thaçi: Nuk e sulmova askënd, më goditën më fytyrë në grushte

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vëllai i presidentit të vendit, Gani Thaçi, dje ishte përfshirë në një përleshje fizike duke rrahur drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Iliria”.

Ndonëse dje Ganiu heshti dhe nga familja Thaçi reagoi vetëm presidenti duke e quajtur rrahje sporadike, protagonisti i rrahjes sot ka thyer heshtjen. Ai ka dhënë detaje të rrahjes me dy personat, duke e shfajësuar komplet veten.

“Unë nuk e kam filluar rrahjen. Unë vetëm jam vetëmbrojtur. Ishin dy persona që më sulmuan të parët. Njëri mësyeu drejt meje me fytyrë drejt në grushtin tim të djathtë, kurse tjetri me fytyrë me goditi në shqelmin tim të majtë”, ka rrëfyer Gani Thaçi.

Ai i ka quajtur tendencioze e të pasakta raportimet e mediave. Madje, ka thënë se gjitha raportimet ishin rrena, shpifje dhe dezinformata sporadike.

“Asnjë medium nuk raportoi për lëndimet e mia. Nga goditjet me fytyrë të njërit nga personat unë e kam lënduar rëndë gishtin e unazës e po ashtu gishtin e madh të këmbës”, ka shtuar më tej vëllai i presidentit Thaçi.

Gani Thaçi i cili është një nga njërzit kryesorë të kompanive të sigurimit në vend, dje është marrë në pyetje nga Policia për rrahjen dhe është liruar me procedurë të rregullt.

Share.