Tuesday, September 18

Ronaldo: Penalltinë që e huqi Messi e kish jep edhe Brahim Vojvoda

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Portugezi Christiano Ronaldo duket se e ka mirëpritur paraqitjen e dobët të rivalit të tij kryesor, Lionel Messit, në ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” në fanellën e Argjentinës.

Madje, lojtari më me nam i Portugalisë dhe Real Madridit ka tallur futbollistin argjentinas, të cilin e ka kundërshtar edhe në Premiera Divisionin spanjoll tek Barcelona, pas huqjes së penalltisë në ndeshjen e sotme Argjentinë-Islandë.

“M’u duk qesharake humbja e asaj penalltie. Nuk e di se si një futbollist që ka dëshirë ta quaj veten si futbollisti më i mirë në botë, mundet me humb një penallti përballë një portieri anonim sikurse ai i Islandës”, ka deklaruar Ronaldo.

Portugezi ka vazhduar tutje ironinë e tij, duke përmendur edhe legjendën e ekipit të Drenicës, Brahim Vojvodën, i cili në kohën e tij kur mbronte ngjyrat e klubit nga Drenica kishte fituar dy “Këpucë të Arta”.

“Respekt për portierin Halldorsson të Islandës, por penalltinë atij do t’ia shënonte edhe Brahim Vojvoda i Drenicës”, është shprehur tutje Ronaldo.

Ndërkohë, fansat e Messit pritet që ai të bëjë rikthim senzacional në ndeshjen e ardhshme të Argjentinës, të cilën do ta zhvillojë ndaj një kombëtareje tjetër evropiane edhe më problematike, Kroacisë.

Share.