Tuesday, December 18

Revoltohet Tayna, e gjen emrin e saj tek lista e veteranëve mashtrues

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që cilësohen si veteranë mashtrues, ka pasur reagime të shumta nga pjesëtarë që pretendojnë se pa të drejtë emrat e tyre figurojnë në këtë listë.

Së fundi një reagim ka ardhur nga Zona Operative e Pashtrikut. Fjala është për reperen e njohur Tayna e cila ka gjetur emrin e saj në këtë listë dhe është shfaqur mjaft e revoltuar.

“E papranueshme të luhet me vlerat e luftës. E pafalshme të njollosen veteranët e vërtetë, që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës dhe kombit shqiptar. Jeni bitcha kushdo që pretendoni se Tayna nuk luftoi. Tayna është shqipe që fluturon mbi qiell e iu sheh duke u zvarritur nga lart”, ka shkruar ajo.

Reperja pretendon se mori pjesë në luftën e fundit dhe se mbante nofkën “Columbiana”.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Veç Taynas, ka pasur edhe plot reagime të tjera, shumë prej të cilëve kanë filluar publikimin e fotografive nga lufta për të argumentuar pjesëmarrjen e tyre në luftën e fundit.

Share.