Saturday, August 18

Rekord i ri: Shqiptarët realizojnë 75 mijë foto familjare në facebook në prag të Vitit të Ri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk shquhen për harmoni të lartë në familjet përgjatë shumicës së vitit, por në momente festive shqiptarët bëhen bashkë si kurrë më parë dhe me shpejtësi drite pasqyrojnë atmosferën mes tyre në rrjetet speciale.

Kjo gjë thuajse ndodh në çdo festë, por me theks të veçantë në prag të ndërrimit të motmoteve, kur zakonisht mbushet tavolina dhe përreth saj mblidhet e tërë familje.

E në prag të vitit 2018, shqiptarët kanë thyer një rekord. Ndonëse edhe 2 orë larg momentit kur akrepat vendosen mbi njëri-tjetrin, shqiptarët deri më tani në rrjetin social facebook kanë publikuar hiç më pak se 75 mijë fotografi.

Ky është rekord i paarritur deri më tani nga asnjë popull i botës.

E, në shumicën e këtyre fotografive, nuk mungojnë tavolinat plotë, për të treguar se edhe për këtë festë ka pasur mobilizm të shquar për t’u dukur se gjithçka po ecën mbarë.

Share.