Saturday, October 20

Reagon gruaja e larguar nga skena: Ramushi tentonte dhunshëm të kërcenim vals

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Valdete Dërralla, pasardhëse e Mehmet Dërrallës, ish-ministër i Ismajl Qemajlit, u bë sot temë qendrore e mediave në Kosovë dhe atyre të rajonit.

Në Akademinë e mbajtur për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ajo doli në skenë e paftuar dhe filloi të mbante fjalim. Kjo gjë i pengoi Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u ngjit në skenë dhe në stil sigurimi e largoi zonjën nga skena.

Por, duket që ky nuk është verzioni më i saktë i kësaj ngjarje, e cila u komentua si mjaft e pakëndshme.

Zonja Dërralla ka folur për të parën herë pas këtij incidenti, duke folur për krejt të tjera motive nga zoti Haradinaj.

“Nuk është e vërtetë që ai (Haradinaj) deshi që unë të mos fliste. Ai kishte tjetër qëllim. Më tha eja të luajmë vals dhe unë i thashë jo. Ai bëri përpjekje të ma kapte dorën dhe donte që dhunshëm të kërcenim vals. Unë i thashë që nuk dua dhe se nuk kishte as muzikë e më pas pati ndërhyrje nga sigurimi që s’dinin çka po ndodhte”, ka rrëfyer ajo.

Por, nga zyra e Haradinajt e as Jahja Drançolli si organizator i këtij eventi nuk kanë dashur t’i komentojnë pretendimet e zonjës Dërralla.

Share.