Saturday, August 18

Rama ia “rrëzon dorën” Haradinajt dhe tallet: Kam menduar se Ramushi ka fuqi si kali

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, është pritur në takim nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Siç njoftojnë burimet, mes dy krymeinistrave u diskutua për zhvillimet politike në rajon dhe për aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, transmeton e përsekondshmja globale, PamPress.

Haradinaj dhe Rama, po ashtu në një moment gjatë takimit i kanë matur edhe forcat e duarve, duke rrëzuar duart me njëri-tjetrin, nga e cila sifë fitues siç shihet edhe në fotografinë zyrtare doli Edi Rama.

Pas këtij aktiviteti, lideri i PS’së ka shprehur zhgënjimin me fuqinë e Haradinajt, duke thënë se ka pritur që ai të ishte më i fuqishëm sipas asaj që kishte dëgjuar.

“Më kanë thënë se Rambo është i fuqishëm si një kalë, por e vërteta nuk qenka ashtu. Ne u matem më njëri-tjetrin dhe mora vesh se më shumë i ngjaj kalit unë sesa z. Haradinaj”, ka deklaruar Rama pas takimit.

Share.