Tuesday, December 18

Qytetari fryen hundët në shesh të Prishtinës, thyen 3 pllaka të sheshit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një fryerje brutale e hundëve nga një qytetar në sheshin qendror të Prishtinës, i ka kushtuar sheshit të kryqytetit me dëmtim të tre pllakava të sheshit.

Fryerja aq e fuqishme e hundëve për të nxjerrë sekrecione jashtë, ka shkaktuar lëkundje të përnjehershme të pllakave të sheshit, me ç’rast tre nga to janë dëmtuar keq.

Rasti mënjeherë është paraqitur në Polici, me ç’rast është kapur edhe i dyshuari për fryerje të dhunshme të hundëve. Po ashtu deri më tani janë paraqitur edhe dy persona, të gatshëm për të dëshmuar rreth rastit, njëri nga të cilët ka pësuar lëndime të lehta nga fryerja e hundëve.

Rasti po ndiqet me vëmendje nga stafi ynë dhe ne do të iu mbajmë të informuar rreth tij.

Share.