Tuesday, December 18

Qytetarët: Le t’shtrenjtohet nafta sa të dojë, ashtu-kështu veç ka 10 euro ia qesim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtrenjtimi i çmimit të naftës duket se nuk po i brengos gjithaq qytetarët e Republikës së Kosovës. Ngritja e çmimit nuk është duke u komentuar si problem që vështirëson gjendjen e tyre.

Në një sondazh të realizuar nga PamPress, mbi 75% të qytetarëve mendojnë se ngritja e çmimit të naftës nuk e prek standardin e tyre ekonomiko-social.

“Le t’shtrenjtohet nafta sa të dojë, ashtu-kështu veç ka 10 euro ia qesim”, ka qenë përgjigjja më e shpeshtë në hulumtimin tonë.

Një konstatim i tillë del të jetë edhe i vërtetë, pasi që në hulumtimin tjetër të PamPress’it në pompa të derivateve, kemi marrë vesh se shumica qytetarëve mbushin veturat e tyre me vetëm nga 10 euro karburante.

 

Share.