Wednesday, August 15

Qeveria kërkon importim të ajrit nga Serbia me arsyetimin: Ata gjithë kanë ditë me marrë frymë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Republika e Kosovës tashmë ka një traditë të gjatë të bashkëpunimit tregtar me Serbinë. Nga shteti fqinj, me të cilin para më pak se dy dekadash ishim në luftë, në importojmë më shumë se me cilindo shtet fqinj dhe cilindo shtet tjetër në kontinentin tonë dhe botë.

Importi nga shteti serb në vazhdimësi është arsyetuar me cilësinë më të lartë të produkteve që prodhohen në këtë vend, duke pasur vlerësim të thellë për traditën në prodhimtarinë e tyre.

Shpesh, nga shteti serb janë importuar edhe produkte të cilat në vendet e BE’së shkojnë të një cilësie më të lartë, kurse tek ne vijnë të një cilësie dukshëm më të dobët, e cila nuk mbërrin as cilësinë e produktit të njëjtë që prodhohet në Kosovë.

Por, mania pas emrit të Serbisë duket se kryen punën e vet dhe maksima “me mall t’shkive nuk ka” mbetet e ngulitur si përherë në mesin e popullit të gjorë shqptar.

Së fundi, duke njohur mendësinë e kufizuar shqiptare, Qeveria e Repuiblikës së Kosovës, e cila është mostra më përfaqësuese e këtij populli, pas problemeve me ndotjen e ajrit në kryeqytet, ka propozuar importim të ajrit nga Republika e Serbisë.

Si rëndom, arsyetimi ka qenë tek cilësia që ka ajri i zonave serbe.

“Ata gjithë kanë ditë me marrë frymë. Nashta na kthjellë ajri tyre, e edhe ne bëjmë shtet ndonjëherë”, ka qenë arsyetimi i ekzekutivit për këtë vendim.

Nuk dihet nëse janë futur maunet e para me shishe ajri nga Serbia në Kosovë, por kjo gjë sido që të jetë pritet që të ndodhë shumë shpejt.

 

Share.