Wednesday, February 20

Qeveria i vendos taksë 100% këngëve të Cecës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Kosovës po ashpërson masat ndaj shtetit të Serbisë. Pasi vendosi taksën prej 10% për produktet që vijnë nga ky shtet, me dështimin në Interpol, ka ardhur vendimi i ri për taksën prej 100% për produktet me barkodin 860.

Por, Ministri i Tregtisë Endrit Shala, me urdhërat e kryeministrit Haradinaj, nuk po mjaftohet me kaq. Ministri Shala që kohën e liri e kalon duke gjuajtur me allti, ka marrë edhe një vendim mjaft të ashpër në raport me fqinjët verior.

Nga sot, taksë 100% është vendosur edhe për këngëtarën e turbofolk’ut super të mirënjohur serbe, Ceca Raznatovic.

Ceca ndonëse ishte gruaja e kriminelit të njohur Arkanit, ka qenë favorite për një shumicë mashkullore të popullit shqiptar, edhe në kohën e okupimit, për shkak të linjave të saj seksi që konsideroheshin në atë kohë.

Me këtë vendim do të jetë thuajse e pamundur që për ceconostalgjikët këngët e saj të dëgjohen si më herët.

Share.