Tuesday, December 18

Qeveria cakton Kikën koordinator për talentat e rinj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Kosovës ka vazhduar me emërimin e koordinatorëve nëpër dikastere të ndryshme. Së fundi, me vendim të kryeministrit Haradinaj edhe moderatori i Talent Show, Kreshnik Husaj, i njohur si Kika, është emëruar koordinator për talentat e rinj.

Talenti shumëdimensional Kika, është zgjedhur në këtë pozitë fal kontributit të tji të jashtëzakonshëm në zbulimin e talentëve të rinj që kanë prirje në veçanti për muzikë, aktrim dhe modelizëm.

I kontaktuar nga PamPress, Kika u shpreh i lumtur me besimin e dhënë, duke premtuar se qysh në vitin e parë në krye të kësaj detyre do të nxjerrë talentë edhe nga vetë ekzekutivi.

“Kurgja s’kenipa, çka keni me pa”, u shpreh shkurt Kika.

Ditëve në vijim, qeveria në krye me Haradinaj pritet të fillojë edhe me emërimin e zëvëndëskoordinatorëve.

 

Share.