Qeveria e Kosovës përveç Serbisë, dështimin e anëtarësimit në Interpol po e lidhë edhe me dikë tjetër. Gishti i fajësisë tashmë është drejtuar edhe ndaj të ashtuquajturit magjistar, Hysri Peqani – Burdushi.
Për Burdushin që u arrestua ditë më parë nën akuzën për mashtrim, Qeveria ka dyshime se ai ka penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol me magjitë e tiij.
“Kemi dyshime të bazuara se Burdushi i cili po përballet me drejtësinë, nga inati personal ka bërë magji me qëllim që Policia që e arresoi të mos e këtë mundësinë t’i bashkohet Interpolit”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Megjithatë ekzekutivi shprehet që shteti i Kosovës që ka kaluar sfida më të rënda, do ta tejkalojë edhe pengesën e quajtur Burdush.
Kosova nuk mori sot 2/3 e votave të nevojshme për t’u bërë pjesë e Interpolit.