Tuesday, December 18

Publikohen listat e ngushëlluesve të familjes Bush: Shqiptarët të parët, amerikanët të dytët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse do ta mendonit një atribut të vetëm për t’i përshkruar shqiptarët, cili do të ishte ai? E vështirë?

Aspak për PamPress. Përgjigja është popull ngushëllues.

Historia jonë prej një populli që ngushëllon duke mos ndjerë aspak dhimbje është e gjatë. E gjitha për shkak të kotësisë jetësore. Në kohërat më të hershme, nuk kishte bastore e kafiteri, sikurse sot. Ishte e vështirë që dita të bëhej ditë, prandaj shqiptarët në mungesë të aktiviteteve kulturore, sportive dhe edukative, krijuan pritjet e gjata për ngushëllime kur vdiste dikush. Luajtja guxhas nuk vlente gjatë dimrit, prandaj u desh diçka e re.

Gjetje kreative, pasi që njerëzit, siç e dimë, vdesin gjatë tërë kohës, duke i mbajtur ata gjithmonë të zënë. Shkonin dhe prisnin edhe kur vdiste dikush në tjetrin katund, sepse mërziteshin shumë e s’mund ta merrnin veten për muaj të tërë. Kurrë s’mund ta teprosh me empati.

Daton që prej kohërave të lashta kur të gjithë popujt zhvillonin shtetin e tyre e ecnin përpara me shkencë e teknologji. E çfarë bënim ne? Prisnim me muaj të tërë për ngushëllime në raste vdekjesh, duke masakruar tasne me pasul, e duke u qëpuar duhanit e çajit.

6 muaj, 5 muaj, 3 muaj, 1 muaj. Pritjet shqiptare për kryeshëndosh kanë shkuar duke u ulur, jo pse janë vetëdijesuar, por se pushtuesit nuk u linin vend askund.

Prirjet tona ngushëlluese u vërejtën edhe sot, përkundër se adetet e vjetra po marrin fund fatmirësisht. Sot pritet vetëm tre ditë kur dikush vdes. Me rastin e vdekjes së mikut tonë të madh amerikan, GeorgE H.Ë Bush, shqiptarët sërish dolën të parët.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë zyrtare, ku shqiptarët kanë dalë të parët për ngushëllime për vdekjen e presidentit Bush.

Pas shqiptarëve, listohen amerikanët, e pastaj britanikët. Megjithëse shenjë e dashurisa shqiptare për Amerikën, amerikanët kjo i ka bërë paksa xheloz. Ata janë organizuar që diçka e tillë të mos ndodh më, por megjithatë shqiptarët kanë ngushëlluar amerikanët edhe për humbjen e tyre në shprehjen e ngushëllimeve për presidentin Bush.

Share.