Wednesday, February 21

Propozohet mbyllja e Gjelltores “Nazi” për disa ditë, pasuli ndotësi kryesor i ajrit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas ndaljes së qarkullimit të veturave në kryqytet për të zbutur shkallën e ndotjes së ajrit, gjë që siç duket ka dhënë sadopak efekt, është propozuar edhe një masë mbrojtëse që përmirëson cilësinë e ajrit.

Kjo masë ndërlidhet me një prej gjelltoreve kryesore të kryeqytetit – Gjelltore “Nazi”.

Instituti për Mbrojtjen e Shëndetit Publik ka propozuar mbylljen e kësaj gjelltoreje, duke e cilësuar fasulen si një prej ndotësve më të mëdhenj në Prishtinë.

“Jemi në stinën e dimrit dhe sipas statistikave tona, konsumimi i fasules së zier (pa mish dhe me mish) është dhjetëfishuar. Ushqyerja me fasule rritë potencialin e lirimit të gazrave, apo siç njihen në popull pordhë. Nga matjet tona rezulton se gjatë dhjetorit dhe janarit është rritur sasia e pordhëve për kokë banori”, thuhet në reagim.

Më tej IMShP flet edhe për rrezikun që vjen nga lirimi i madh i gazrave.

“Në nuhatje të parë, pordha duket se lë si pasojë vetëm një erë të keqe. Por, pordhët e shumta kohëve të fundit kanë ndikuar negativisht edhe në shtresën e ozonit, e lëre më në cilësinë e ajrit”, thuhet po ashtu në reagimin e tyre.

 

Share.