Sunday, June 24

Pritet takim i Haradinajt edhe me MC Pimin, edhe Istogu mund ta njoh Kosovën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas takimeve të Ramush Haradinajt me Labin dhe Xenin, Ferizaji dhe Gjakova kanë zyrtarizuar njohjen ndaj Repubkikës së Kosovës.

Në vazhdën e këtyre takimeve, Qeveria e Kosovës ka premtuar se shumë shprejt Republika e Kosovës mund të marrë njohjen edhe nga Juniku dhe Hani i Elezit.

Por, duket se një befasi i ka ndërhyrë në agjendë Kryeministrit dhe para këtyre dy njohjeve, në prag të përvjetorit të dhjetë të shtetit të Kosovës, ky i fundit mund të njihet nga Istogu.

Një gjë e tillë mund të jetë e mundur pasi që shumë shpejt pritet një takim bilateral mes Ramush Haradinajt dhe përfaqësuesit të lartë të qytetit të Ibrahim Rugovës, reperi me famë botërore, MC Pimi.

Raportohet se edhe më herët ka pasur takime mes Haradinajt dhe MC Pimit, por takimi që pritet të ngjajë pritet të jetë takim që do të rezultojë me njohje, e cila do të shënonte njohjen e tretë brenda muajiit për Kosovën, kur kanë metur edhe dy javë deri në përvjetorin e 10’të të shtetësisë së Kosovës.

 

Share.